KE, Shqipëria vlerësohet të ketë bërë progres drejt rrugës së anëtarësimit

Një vit pas nisjes së procedurave për bisedimet e anëtarësimit, Shqipëria vlerësohet të ketë bërë një progres mëse të vlefshëm për çeljen e grupkapitullit të parë të bisedimeve me Bashkimin Europian.
Rezultati që u paralajmërua si ambicie nga qeveria shqiptare pak më muaj më parë, mori rrugën drejt Këshillit Europian të enjten.
Komisioni Europian i dorëzoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian raportin e grupkapitullit të të parë të ashtuquajtur themelor për bisedimet e anëtarësimit.
Ambasadorja e Bashkimit Europian që e deklaroi këtë një ditë më parë në Tiranë, edhe pse u tregua e përmbajtur, vlerësoi arrijen në kohë që i jep mundësinë ekzekutivit europian të përmbyllë raportin për Shqipërinë.
Grup kapitulli i parë është një nga 6 grupkapitujt për të cilat Shqipëria do të negociojë me BE-në. Ai përfshin prokurimin publik, statistikat gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë lirinë e sigurinë si dhe kontrollin financiar. Duke përcaktuar nivelet aktuale të tyre në Shqipëri, Bashkimi Europian do të negociojë nga ana e tij gjatë bisedimeve për arritjen e niveleve europiane në këto fusha.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




