Këlcyra me sytë nga agroturizmi, vendi me pasuri natyrore dhe histori të rrallë

Këlcyra në këto ditë me temperatura të larta është një prej vendeve ku mund të gjesh qetësi dhe freski. Këtë të ofron zona që përshkohet prej lumit Vjosa.
Këlcyra njihet për monumentet e saj dhe lashtësinë, njerëzit punëtorë dhe të dashur dhe për historinë dhe personalitetet që ajo ka nxjerrë.
Të gjitha së bashku këto vlera e kanë kthyer këtë zonë mjaft tërheqëse edhe për turistët vendas të cilët i gjen tek kjo grykë me gjelbërim.
Pushteti vendor në Këlcyrë po punon që burimet natyrore dhe ato njerëzore ti kthejë në shërbim të turizmit duke nxitur banorët që të investojnë në këtë sektor.
Këlcyra shtrihet mes maleve Trebeshinë dhe Nemërçkë dhe laget nga lumenjtë Vjosë dhe Dëshnicë.
Territori i saj njihet për shpellat, monumentet e natyrës, kalatë ilire si dhe një zinxhir fshatrash të cilët po shihen si një mundësi e mirë për banorët e zonës për zhvillimin e agroturizmit.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




