“Këpucët e kuqe”, demonstrim në heshtje kundër dhunës ndaj gruas

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” në Durrës u mbushen me këpucë të kuqe, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Një nismë e re e tearit “Aleksander Mosiu” qe vjen si simbol i humbjes së jetës së gruas nga dhuna barbare e burrave. Kjo nismë vjen per here te pare ne Durrës, por ka nisur që prej vitit 2009, nga Elina Chauvet, artistja meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje.
Ky aktivitet do pasohet me premierën online të teatrit “Aleksandër Moisiu” 8 gra, histori të vërteta” që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.
Aktore të njohura si Anisa Markanian, Monika Lubonja, Suela Bako, Andia Xhunga, Adelina Muça, gazetarja Vali Qyrfyci etj sjellin këto histori dhimbjeje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



