Kërcënohet me vdekje kryeministri kroat, Plenkoviç: Janë dy grupe, duan të përmbysin qeverinë

Rajon | 3 vite më parë

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe anëtarë të kabinetit qeveritar janë kërcënuar me vdekje.

Lajmin e ka konfirmuar Marko Miliç, zëdhënës i qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç.

 “Këtë mëngjes policia ka marrë një informacion se kryeministri dhe anëtarët e qeverisë kroate do të vriteshin. Një ekip i policisë u dërgua në kryeministri” tha Milic për agjencinë shtetërore kroate të lajmeve Hina.

Sipas informacioneve jozyrtare, kërcënimi është bërë me telefon.

Duke komentuar raportin e Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës për vitin 2021 në Dubrovnik kryeministri Andrej Plenkoviç tha se agjencitë shtetërore po punonin vazhdimisht në parandalimin e përpjekjeve për të përmbysur me forcë autoritetet dhe se kërcënimet janë reale.

Plenkoviç tha se ekzistonin “dy grupe të identifikuara shumë qartë, të cilat lidhnin një rreth njerëzish me synimin për të përmbysur me forcë rendin kushtetues”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme