Kërkohej për trafik droge/ Arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale

Aktualitet | 3 vite më parë

Një efektiv i forcave operacionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është vendosur në pranga në Greqi pasi kërkohej për trafik droge.

Italia kishte lëshuar ndaj 32-vjeçarit Amarildo Kureta një urdhër-arresti ku kërkohej për trafik droge ndërkohë që punonte në radhët e Policisë së Shtetit.

Ai është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme në shtetin grek.

32-vjeçari punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Më herët Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur.

Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare të DVP Berat konfirmohet se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kureta kishte marrë lejen vjetore konform të gjitha rregullave e dispozitivave të Policisë së Shtetit.

Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian ku akuzohet për trafik droge pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme