Kërkohej për trafik droge, vihet në pranga 40-vjeçari nga Durrësi

Policia ka vendosur në pranga 40-vjeçarin Eduart Stafhasani pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ai ishte dënuar me 12 vjet burg në mungesë dhe sot është kapur për t’u sjellë para drejtësisë.
Kanë qenë forcat e Posaçme Operacionale ato që e kanë vendosur në pranga ku si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, “për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Local”.
“Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




