Kërkoi heqjen e sekuestros, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Kryemadhit, nuk i kthehet telefoni

Politikë | 3 vite më parë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetares së LSI-së, që tashmë njihet me emrin Partia e Lirisë, Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së një telefoni. Nëpërmjet një njoftimi, Apeli i GJKKO bën me dije se vendimi u dha sot (4 janar) me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Hysi vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke mos i kthyer telefonin Kryemadhit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi:-Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme