Këshillat për Qarkun Shkodër/ PS kryeson në Shkodër, PSD merr 3 mandate në Pukë dhe Fushë-Arrëz

Politikë | 3 vite më parë

Janë numëruar 34 Qendra Votimi për Këshillin Bashkiak të Shkodrës, ku shumicën e mandateve e ka marrë Partia Socialiste. Kjo e fundit ka siguruar 17 mandate, më pas renditet Bashkë Fitojmë me 12 mandate, dhe Partia Socialdemokrate me 10 mandate. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë 6 mandate.

Partia Socialdemokrate ka siguruar 3 mandate në Këshillin Bashkiak të Pukës, nga numërimi i 18 Qendrave të Votimit. Kanë mbetur ende dhe 2 Qendra Votimi për t’u numëruar, por deri në këto momente, Partia Socialiste dhe Bashkë Fitojmë kanë siguruar secila nga 2 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.

Shumicën e mandateve për Këshillin Bashkiak të Fushë-Arrëzit e kanë marrë Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Socialdemokrate, me nga 3 mandate secila. Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 2 mandate dhe Bashkë Fitojmë me PD secila nga një mandat.

Procesi i numërimit për Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës nuk ka nisur ende.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme