Këshilli i Integrimit/ Kryenegociatorja Dhuka: Ka nisur puna intensive për hapjen e kapitujve

Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatorja Majlinda Dhuka bëri një raportim lidhur me punën e bërë deri më tani të grupit negociues me BE për nisjen e punës për hapjen e kapitujve.
Dhuka tha se po punohet intensivisht për nisjen e punës me kapitujt e parë dhe se një çështje e rëndësishme që pritet të punohet me legjislacionin është reforma në administratën publike.
“KE ka vlerësuar pozitivisht korrektësinë dhe përgatitjen e delegacionit shqiptarë në takimet bilaterale për kapitujt. Jemi duke punuar intensivisht për grupin e parë të kapitujve themelorë. Për shkak të metodologjisë së BE njihen dy piketa hapëse dhe reforma në administratën publike për të cilat keni nisur përgatitjet për to. Nisja e punës me piketat hapëse na krijojnë një avantash si në kohë ashtu edhe në shpejtimin e procesit për hapjen e negociatve edhe me kapitujt e tjerë”, tha Dhuka.
Me hapjen e negociatave tashmë Shqipëria dhe BE kanë një punë të gjatë para për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



