Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miraton ndryshimet statutore, Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë

Politikë | 3 vite më parë

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë dy nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. Ndryshimet statutore u miratuan mes debatesh fillimisht nga Kryesia e PD-së së Rithemelimit këtë të martë (5 mars) dhe më pas u vulosën edhe nga Këshilli Kombëtar. 

Numri i nënkryetarëve ka qenë dy, por me ndryshimet statutore, nuk kufizohet më numri i nënkryetarëve. Bardhi dhe Gjekmarkaj do të jenë nënkryetarë krahas Bylykbashit dhe Boçit.

Po ashtu, sipas ndryshimeve statutore, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare do të bëhen pjesë e Kryesisë.

Mbledhja e Këshillit Kombëtaru shoqërua me debate, disa anëtarë të Këshillit shprehën rezerva për mungesë transparencë të rendit të ditës.  RTSH zbardhi 3 ditë më parë ndryshimet që priteshin të ndodhnin këtë të martë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme