Këshilli Kombëtar i Rithemelimit, Topalli: Na kanë vjedhur emrin, vulën dhe kryetarin e opozitës në arrest pa akuzë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli para mbledhjes së këshillit kombëtar të Rithemelimit, ka deklaruar se përçarja e opozitës ka qenë një kosto e madhe për PD-në dhe qytetarët.
Topalli u ndal te 3 elementë kryesorë, atë që e konsideroi si vjedhje të emrit, vulës dhe masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Ajo që është themelore për çdo qytetar është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi kushtetues të ligjit, kundër çdo padrejtësie duke parë vendin të vibrojë kundrejt mekanizmave demokratikë. Mendoj se në kushtet ku jemi duhet të fokusohemi në 3 elementë, na kanë vjedhur emrin, vulën, me kryetarin e opozitës në arrest pa akuzë.
Nga ajo që kam thënë për Bashën dhe përsëris të njëjtën gjë për cdo model të tij.
Kam kuptuar që nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm, por vendimet që merr, qofshin këto edhe të moskuptuar në fillim”, tha Topalli. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, pritet të miratohen ndryshime në statut të cilat do i krijojë hapësirë grupit të Gazmend Bardhit të hyjë në strukturat drejtuese.
Po ashtu, në statut do vendoset një nen që kryetari i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit janë automatikisht nënkryetar të PD pa iu nënshtruar votimit.
RTSH mëson se kryesia e Berishës do të zgjerohet me anëtare të tjerë të krahut te Bardhit, si Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati, sikundër Ervin Salianji, i cili mban pozicionin e nënkryetarit te grupit parlamentar.
Procesi i gjate i bashkimit te Berishës me ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Lulzim Bashës, në kohë siguroi vlerësuesit sikundër skeptiket.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




