Këshilltari i Presidentit ukrainas: Lufta mund të përfundojë në fund të vitit

Botë | 4 vite më parë

Mikhailo Podoliak, këshilltari i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se lufta mund të përfundojë në fund të këtij viti.  Nëpërmjet një postimi në Twitter, Podoliak thotë se Ukraina do të mund ta fitonte këtë luftë nëse do të vendosej embargo totale e naftës dhe nëse Kievi do të furnizohej me më shumë armë.

“Ne nuk mund t’i japim fund kësaj luftë këtë muaj, por mundemi deri në fund të vitit. Receta e fitores është e thjeshtë: një embargo totale nafte, më shumë tanke, avionë dhe artileri”, shkroi ai.

Ndërkohë, nëpërmjet një raporti, Shërbimet Inteligjente të Kievit pretendojnë se rreth 2500 militantë çeçene u rekrutuan nga Rusia dhe morën pjesë në pushtimin e Ukrainës, të rek

Sipas raportit, trupat çeçene hynë në territorin ukrainas që nga dita e parë e pushtimit, më 24 shkurt.

Në ditën e 81-të të luftës, situata në Ukrainë vijon të mbetet kritike, teksa mundësia e një dialogu mes palëve duket shumë e largët./ Corriere.it

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme