Kështjella e Argjirosë, atraksioni i të preferuarit, vizitueshmëria e lartë gjatë muajve të parë të vitit

Sociale | 3 vite më parë

Kalaja e Gjirokastrës po vijon të mbetet një prej pikave më tërheqëse për turistë dhe grupe vizitorësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë vizitës së tyre në këtë monument ata shprehen të mrekulluar nga çfarë qyteti ofron .

”Unë jam nga Hungaria .Me pëlqen shumë atmosfera, njerëzit dhe kështjella është e mrekullueshme .E pash në internet që ishte një qytet shumë i bukur dhe vendosëm ta vizitonim. Do të qëndronim 4 ditë por do të rim edhe një ditë me shumë sepse po mbetemi të kënaqur”, një turiste nga Hungaria.

”Jam nga Belgjika, çdo gjë këtu është shumë e bukur e zgjodha  kalanë për ta vizituar sepse është në një lartësi në qendër të qytetit dhe është bukur ta shikosh qytetin nga lart”, tha një turist nga Belgjika.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Ardis Duka thotë se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri I vizitorëve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë duke shkuar në rreth 10 mijë 600 vizitorë.

“Krahasuar me vitin 2023 kemi një rritje rreth 45% me shume vizitor se viti i kaluar dhe trendi duket rritës”, tha Ardis Duka, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër.

Pritshmëritë edhe për këtë sezon turistik janë të larta ,duke e kthyer kalanë edhe këtë vit në një nga sitet turistike më të preferuara.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme