Kim për RTSH: Ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar për gazetaren e RTSH-së, Sonila Agostinin se ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake, dhe se ka ende nevojë për përmirësime apo ndryshime të cilat i nevojiten vendit tonë. Kim u shpreh ndër të tjera se duhen ruajtur reformat e bëra deri më tani, sikurse është reforma në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit dhe lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë.

“Çdo vend ka sfidat e tij. Kur flasim për gjërat që duhen përmirësuar, ndryshuar dua të jem e qartë se e themi këtë duke pasur respekt, jo se ne nuk kemi problemet dhe vështirësitë tona.

Ndërsa ambasadorët shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake.

Nëse ju po bëni një pyetje nëse duhet ndryshuar apo përmirësuar diçka, absolutisht. Por duhet të vazhdohet papushim për të mbajtur këto reforma, sikurse është lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë, reforma në drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit kjo do ju bënte një vend të pasur e më të fortë”, tha Kim.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme