Kina reagon pas largimit me pahir të ish-presidentit nga Kongresi i Partisë: Nuk ndihej mirë

Disa orë pasi ish-udhëheqësi i Kinës Hu Jintao u largua kundër vullnetit të tij nga ceremonia e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste Kineze, media shtetërore kineze raportoi se arsyeja ishte se ish-presidenti “nuk ndihej mirë”.
“Hu Jintao insistoi të merrte pjesë në ceremoninë e mbylljes, pavarësisht faktit se ai ka qenë së fundmi duke u shëruar. Duke qenë se ai nuk ndihej mirë gjatë takimit, ekipi i tij, për hir të shëndetit të tij, e shoqëroi në një dhomë ngjitur për të pushuar. Tani është shumë më mirë“, konfirmoi agjencia e lajmeve Xinhua në Twitter.
Vendi i tij gjatë ceremonisë së mbylljes së Kongresit ishte pranë Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit. Pamjet e publikuara tregojnë anëtarët e stafit që i kërkojnë të ngrihet nga vendi. Hu Jintao përpiqet të marrë me vete dokumentet e vendosura në ndenjësen e tij, të cilat duket se i përkasin Xi Jinping, i cili i mban fort. Përfundimisht, ish-presidenti bindet të largohet nga dhoma, me sa duket kundër dëshirës së tij, dhe përcillet jashtë, duke lënë një vend bosh pranë Xi Jinping./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




