Kinë/ Zjarr në një fabrikë, humbin jetën 38 persona

Një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore ka vrarë 38 persona. Sipas CNN, zjarri ka rënë në një fabrikë në Anyang, provincën Henan.
Sipas gjetjeve paraprake, zjarri u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik dhe u deshën 7 orë që të shuhej zjarri. Kina ka regjistruar një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike. Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.
Tetorin e 2021, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang. Shpërthimi i gazit ndodhi në një ndërtesë banimi dhe tregtare me përdorime të përziera. Dhe në qershor të këtij viti, të paktën një person humbi jetën pasi një zjarr shpërtheu në një kompleks petrokimik në Shangai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




