Kishat Ungjillore kremtojnë Pashkën, mesazhi përcillet nga pastori Ervin Lutzer

Festa më e rëndësishme e besimit të krishterë, Pashka është kremtuar edhe nga besimtarët e kishave Ungjillore të Qarkut Korçë. Ata janë bërë bashkë në ambientet e teatrit “Andon. Z.Çajupi” në një shërbesë ku veç mesazheve të përcjella nga pasazhet e aktrimit dhe muzikës, u mbajt dhe predikimi i mesazhit të Pashkës, nga Pastori kryesor i Kishës Moody (mudi) në Çikago Ervin Lutzer.
“Çfarë privilegji për mua të jem këtu sot, në ditën e ringjalljes, kur ne mblidhemi për të përkujtuar një nga mrekullitë më të mëdha që ka pasur bota. Po çfarë domethënie kishte ringjallja e Krishtit. Bibla thotë tek Gjoni kapitulli 20, se dishepujt ishin mbledhur në dhomën e epërme dhe dyert i kishin mbyllur sepse kishin frikë nga përndjekja e Judenjve. Ja ku kemi këtë grumbull të vogël njerëzish të trembur me frikë se ç’mund tju ndodhte por papritmas, Krishti i ringjallur ju rishfaq atyre dhe gjithçka ndryshoi. Dhe pas kësaj, ata dalin me guxim dhe vetëbesim e shumë prej tyre vdiqën, dhanë jetën për besimin. Për hir të Krishtit, ata e pranuan vuajtjen dhe vdekjen me gëzim”, tha ai.
Urimet e përcjella në këtë ditë mes njëri-tjetrit, kanë qenë ato për begati, falje e prosperitet.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




