Klara Kazani shpallet fituese e “Muza Competiton”

Me koleksionin “Nën vello”, Klara Kazani u shpall fituese në finalen e “Muza Competiton”. Spektakli u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në Sheshin “Italia” në Tiranë. Në pasarelën e modës në finale u bënë bashkë krijues nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në këtë event, shprehu kënaqësinë që në kryeqytetin shqiptar realizohen kompeticione të tilla, që bëjnë bashkë shqiptarët.
“Pas asaj që ndodhi në Ukrainë me Rusinë, të gjithë kujtohemi se miqtë, sidomos fqinjët, nuk duhet t’i marrim për të mirëqenë. Ne jemi shumë krenarë për fqinjët tanë sepse ne shqiptarët rrethohemi nga tanët, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe ndaj sot jam shumë i lumtur që, për këtë fqinjësi, që është më shumë se sa fqinjësi, është gjaku ynë, ne kemi dedikuar këtë edicion” tha zoti Veliaj.
Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon tha se “Muza” bashkoi tre komponentët kryesorë inovacionin, turizmin dhe ekonominë krijuese.
Në këtë edicion pati 1150 aplikime dhe 10 finalistët, ndërsa vjet kishte 350 aplikime dhe 10 finalistë.
Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Mes të ftuarve, ishin edhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




