Klasat e 9-ta, dalin datat kur do të zhvillohen tre provimet e lirimit

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar do nisin me 16 qershor. Sipas udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën “Gjuhë shqipe”. Ndërsa në datën 21 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën e Matematikës. Prova e fundit do të jetë testi i gjuhës së huaj, që do të zhvillohet në datën 25 qershor. Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare”, që do të jepet në datën 11 qershor. Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




