Klasikja e Superkupës, Perez motivon lojtarët e Realit me shpërblim

Spanjë | 3 vite më parë

Të dielën Reali i Madridit dhe Barcelona do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës në Rijad të Arabisë Saudite. “Klasikja” do të vendosë se cila skuadër do të fitojë trofeun e parë sezonal në Spanjë.

Deri më tani të dyja skuadrat kanë përfituar 6 milionë euro falë kualifikimit në finale, por fituesi i Superkupës do të marrë edhe një milionë më shumë si shpërblim.

Sipas “Defensa Central”, presidenti i Realit Florentino Perez ka vendosur një shpërblim për të motivuar skuadrën. Nëse madrilenët fitojnë këtë turne, atëherë secili lojtar dhe pjesëtar i stafit do të marrë si shpërblim 150 mijë euro.

Çdo trofe i fituar është i rëndësishëm për klubin, sepse garanton të ardhura shtesë nga marketingu, përveç çmimeve të parashikuara nga federata, prandaj Perez motivon lojtarët e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme