Klitschko: Ukraina ka nevojë për armë anti- ajrore për të luftuar Rusinë

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se mbrojtja ajrore e Ukrainës është prioriteti i saj kryesor.
“Disa nga qytetet tona të mëdha si Kharkiv dhe Lviv, kanë qenë pa ujë dhe energji elektrike”,- tha ish-kampioni botëror i boksit në peshën e rëndë për BBC, pasi sulmet me raketa ruse goditën infrastrukturën kritike në të gjithë vendin.
“Dje ishte një sulm masiv në Kiev. Shumica e raketave u rrëzuan nga forcat ukrainase, por disa raketa shkatërruan infrastrukturën dhe ndërtesat tona”- theksoi ai.
Klitschko thotë se shtatë nga 19 personat që vdiqën në sulmet e djeshme me raketa u vranë në Kiev, ndërsa 51 të tjerë u plagosën dhe 42 janë ende në spital.
“Rusia thotë se ky është një operacion special kundër forcave ushtarake, por raketat ranë në këndet e lojërave për fëmijë në mes të qytetit dhe afër universitetit tonë. Po shkatërron ndërtesa historike. Rusët po përpiqen të mbjellin sjellin panik, por njerëzit tanë janë gati të mbrojnë vendin tonë.”- tha kryebashkiaku i Kievit, Klitschko. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




