Klopp feston pas penalltisë së humbur të Salah: Nuk kuptova asgjë

Në ulje-ngritjet e pabesueshme të emocioneve të përjetuara brenda dhe jashtë fushës gjatë Liverpool-Arsenal, ka vend edhe për shfaqjen e Jurgen Klopp, të fiksuar në një video që tashmë është bërë virale. Mes shumë mundësive të humbura të ‘Reds’ në betejën me Arsenalin, më joshësi ishte padyshim Salah, i cili humbi një penallti në minutën e 55-të, duke shkaktuar reagimin e trajnerit gjerman, por jo atë që prisni.
E majta e Salah përfundoi jashtë, por Klopp gëzohet duke shtrënguar grushtin: “Nuk kuptova asgjë, isha i bindur që kishte shënuar”. Imazhet tashmë po bëjnë xhiron e botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




