Klopp për Salah: Zoti im, çfarë ndodhi?

Angli | 3 vite më parë

Liverpool po mban frymën për shkak të gjendjes fizike të Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian u dëmtua gjatë barazimit 2-2 të kombëtares së tij në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Ganës dhe tani priten lajmet zyrtare. Trajneri i Reds, Jurgen Klopp, foli për këtë temë në konferencën për shtyp: “Asgjë nuk dihet, do të dimë më shumë së shpejti. Në atë moment mendova: Zoti im, çfarë ndodhi? Gjithashtu sepse Salah është dikush që rrallë largohet nga fusha. Për momentin nuk kam informacion të mëtejshëm”.

Klopp foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bournemouth: “A do të shkojnë mjekët e Liverpool-it për ta trajtuar? Të shohim, varet nga diagnoza, presim ekografinë dhe rezonancën”. Salah preku gjurin e tij në momentin e zëvendësimit, por në fund të ndeshjes ai doli i buzëqeshur nga zona mikse e stadiumit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme