Klopp vlerëson punën e Mourinho-s: Tottenham, një makinë rezultatesh

Angli | 6 vite më parë

“José Mourinho ka transformuar Spurs në një makinë rezultatesh”. Jurgen Klopp e tha këtë në konferencën për shtyp në prag të përplasjes direkte me Tottenham. “Kjo është e drejtë. Ata kanë performuar mirë dhe nëse nuk janë në formën më të mirë, ata kolektivisht mbrojnë dhe fitojnë. Janë mbresëlënës, por unë nuk jam i befasuar”.

“Mourinho ishte pothuajse i harruar pas Manchester United, është faji i botës në të cilën jetojmë. Nëse nuk fitoni sot, njerëzit ju kritikojnë, edhe nëse dje keni pasur shumë suksese. Unë nuk jam i befasuar nga rritja e tyre”.

“Ata kanë shumë ngjashmëri me ne: ata krijuan dhe ndërtuan,  luajnë futboll. Nëse shikoni ndeshjet e tyre, e kuptoni se janë një ekip i vërtetë futbolli dhe luajnë futboll të mirë. Nuk mund të jeni në krye të tabelës vetëm në kundërsulm”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme