“Kodi i ri Zgjedhor kërkon konsensus”- Ben Andoni për RTSH: Opozita duhet të bashkohet për këtë reformë

Politikë | 3 vite më parë

Kodi i ri Zgjedhor duhet të jetë konsensual dhe produkt i të gjithë faktorëve politik. Kjo është theksuar në intervistën për RTSH-në nga analisti Ben Andoni.

Sipas tij, Reforma Zgjedhore duhet të shërbente për bashkimin e opozitës dhe jo për thellimin e përçarjes së saj.

“Pjesa e Partisë Demokratike legale duhet të tregohej më e hapur. Në këtë moment ata duhet të kuptojnë se kanë një përgjegjesi të madhe për të ardhmen e PD-së”, tha Andoni.

Krahas reflektimit nga mbështetësit e Bashës, Andoni rekomandon të njëjtën qasje edhe nga Berisha dhe Bardhi.

Edhe pse sipas tij ata kanë pjesën e konsiderueshme të deputetëve të opozitës dhe për këtë arsye, deri diku kanë të drejtën për kërkesën e ndryshimit të bashkëkryetarit dhe rikompozimit të komisionit, mund ta kapërcejnë këtë ngërc, duke propozuar vetëm emrin zëvendësues të ish-deputetes Grida Duma.

Problemi më i madh në PD është binomi i Berishës me Bashën që në mendimin tim po ju humbet kohë të madhe opozitës.

Andoni  thotë se protagonizmi politik duhet t’i lejë vendin teknicienëve.

‘Kuptoj që pjesa më e madhe kanë pak sindromën e protagonizmit. Një sindromë që vjen pak nga kulti i zotit Rama në pjesën e PS-së, por edhe nga pesha e madhe e zotit Berisha”, tha analisti .

Sipas Andonin debatet po çojnë në skadimin e kohës për hartimin e një kodi të gjithpranuar dhe për adresimin e pritshëm të çështjeve si hersi apo vota e emigrantëve.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme