Koeman nuk mendon për merkaton: Kemi mungesa, por duhet të presim

Nëntë pikë në tri ndeshje për Barcelonën në grupin e Champions League. Ronald Koeman mund të jetë i kënaqur me përparimin e ekipit të tij, edhe nëse gjërat nuk po shkojnë mirë në kampionat dhe dëmtimet rriten. Shumë çështje të adresuara në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Dinamo Kiev, duke filluar me mungesën e Messit dhe de Jong nga lista e skuadrës: “Është një kohë e mirë për të pushuar për Messi-n dhe de Jong. Ata i luajtën të gjitha ndeshjet, me Barçën dhe ekipet e tyre kombëtare. Messi ka bërë një udhëtim të gjatë dhe kalendari është shumë i vështirë, ne duhet të mbrojmë lojtarët sepse është e vështirë për ta të qëndrojnë në formë”.
Kundërshtari: “Dinamo luajti shumë mirë në Camp Nou dhe na vuri në vështirësi. Ata do të rikuperojnë disa lojtarë dhe do të luajnë me intensitet të madh, kështu që do na e bëjnë jetën të vështirë”.
Diferenca mes La Liga dhe Champions League: “Jemi të bindur që në fund të vitit do të përfundojmë të parët në kampionat, skuadra është ambicioze. Champions League është ndryshe: do të jetë shumë e vështirë për të fituar, varet dhe nga kundërshtarët me të cilët do të përballemi”.
Dëmtimi i Pique: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm, sepse ka një kohë të gjatë këtu dhe ka kontribuar në shumë suksese. Është mëkat, por duhet ta pranojmë dhe të kuptojmë se sa kohë do të duhet”.
Merkato: “Nuk është koha për të folur për këtë gjë, nuk mund të bëjmë operacione hyrëse deri në janar. Jemi në kërkim, kemi evidentuar dy apo tre element, janë pozicione që kanë nevojë për përforcime. Ne e dimë që sot nuk mund të bëjmë asgjë dhe duhet të mendojmë t’u japim të rinjve mundësinë të luajnë dhe të rriten. Në janar, nëse ka një mundësi, gjithçka mund të ndodhë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




