Kohë reflektimi e dhembshurie – Rama uron besimtarët për Ramazanin: Vendi ka nevojë që të rritet dhe ngjitet lart

Kryeministri Edi Rama ju ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri, që nisin nesër muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Përmes një postimi në Facebook Rama uron një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shprehet që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit.
“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime”, shkruan Rama
Gjithashtu, shkruan Rama, “ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve”
“Ramazan të paqtë e bujar”, përfundon urimin kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




