KOKSH, Asambleja e Përgjithshme

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar punimet e Asamblesë së 29-të të Përgjithshme të saj, atje ku presidenti Fidel Ylli ka bërë një përmbledhje të të gjitha aktiviteteve të zhvilluara gjatë një vit. Jo vetëm kaq, por ka shpalosur dhe projektet e së ardhmes, që do t’i vijnë në ndihmë sportit, veçanërisht skive.

“Më lejoni t’iu shpreh bindjen time se Komiteti Olimpik do të vijojë me projekte ambicioze dhe më duhet të ndajë me ju një nga projektet më madhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërtimi i Qendrës Olimpike Shqiptare, që do të jetë një nga më modernet në botë”.

Ndërkohë Federatat sportive, anëtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kanë votuar dhe për anëtarin e tretë të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv, që është detyrim sipas Ligjit të Sportit. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nderuar me “Urdhërin Olimpik” sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo. Më pas presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Atë peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe ish-kampionen e rekordmenen e atletikës shqiptare, Pavlina Evro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme