KOKSH, marrëveshje me Malin e Zi

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar firmosi këtë të martë një tjetër marrëveshje bashkëpunimi që i hap rrugën krijimit të një Ballkani të hapur në sport. Bëhet fjalë për marrëveshjen e bashkëpunimit me Komitetit Olimpik të Malit të Zi, që u firmos nga presidentët Fidel Ylli dhe Dushan Simonoviç.

 “Së pari ne jemi të kënaqur nga mikpritja e presidentit Ylli dhe sekretarit Shima, të cilët na shpalosën projektin për të cilin ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar. Sepse është në të mirë të sportit të të dy vendeve e besoj që do do të sjellë zhvillim të dyanshëm”, thotë presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Simonoviç

E Mali i Zi shkon dhe më tej, ndërsa përshëndet idenë e zhvillimit të Lojërave të Ballkanit Perëndimor, apo të Europës Juglindore.

“Ide shumë e mirë dhe që do t’i forcojë të gjithë vendet në disiplinat e tyre specifike. Kemi nevojë për të treguar që sporti është jashtë politikës dhe është shumë përpara në bashkimin e të gjitha vendeve në një ide”, thotë Simonoviç

A mundet që Lojërat e Ballkanit Perëndimor, apo të Europës Juglindore të bëhen në Shqipëri e Malin e Zi njëkohësisht? Ylli e ka një përgjigje për këtë gjë.

“Ne do të diskutojmë në dhjetor pasi nuk është vendosur ende. Është një ide e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Unë mendoj se mund t’i bëjmë këto lojëra edhe në dy vende”, thekson Fidel Ylli

Javën e ardhshme marrëveshja me Bosnje-Hercegovinën, por përtej politikës, a e ka në plan Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar një bashkëpunim edhe me Serbinë?

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Serbinë, edhe me Bosnje-Hercegovinë, edhe me Malin e Zi, edhe me Maqedoninë e Veriut”, përfundon Fidel Ylli.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme