Kolegji i Europës Tiranë, bursa 27 mijë euro për të gjithë të kualifikuarit për studime

Aktualitet | 3 vite më parë

Studentët që aplikojnë në programin e Tiranës së Kolegjit të Europës së Bryzhit do të konsiderohen automatikisht të kualifikuar për një bursë. Faqja zyrtare e Kolegjit e ka bërë të ditur lajmin pak ditë përpara përfundimit të afatit të aplikimeve.

Sipas saj falë sponsorëve të programit, pothuajse 100% e studentëve të pranuar në kampusin e ri në Tiranë do të përfitojnë bursë. 

Procedura e shpallur deri tani përcakton se kandidatët e përzgjedhur do të informohen për vendimet e bursave sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të zhvillohen intervistat e përzgjedhjes.

Bursat e plota për kampusin e ri të Tiranës kapin vlerën 27 000 €.  Kjo mbulon tarifën vjetore të shkollimit në Kolegjin e Evropës, materialin e nevojshëm mësimor, ushqimin dhe akomodimin (dhoma individuale me banjo private, tre vakte në ditë), kurse përgatitore dhe udhëtime studimore.  Shumica e bursave pritet të jenë bursa të plota, njoftohet zyrtarisht. Zgjerimi i spektrit të bursave është pothuaj dyfishim i numrit 15 që u shpall së bashku me çeljen e aplikimeve në ceremoninë zyrtare në Tiranë. Një kapacitet prej rreth 30 studentësh nga gjithë vendet europiane dhe ato të rajonit mund të mbështeten me financim optimal nëse kualifikohen për këto studime të kursit të parë që do të çelet për vitin akademik 2024-2025 në Tiranë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme