Koleksionisti nga Dropulli, ruan zinxhirin e ndëshkimit dhe parmendën e gjyshit

Kosta Çavo nga fshati Vrisera i Dropullit të Sipërm prej disa dekadash grumbullon në banesën e vet objekte të trashëgimisë materiale të zonës. Të gjitha objektet kanë nga një histori.
Ai në minimuzeun që ka ngritur mirëmban parmëndën e gjyshit si dhe hekura te viteve 1900-1910, por më i veçanti mes 200 objekteve që koleksionohen në këtë banesë është zinxhiri i ndëshkimit me të cilin mbaheshin të lidhur shekuj më parë të sëmurët mendorë, dhe është gjetur në manastirin e Pepelit.
Një pjesë e objekteve janë gjetur të braktisura në bodrumet e shtëpive të Dropullit. Shumë njerëz në përpjekje për të rinovuar banesat kanë zhbërë gjithë çka trashëguan nga familjet , që nga objektet e deri tek kostumet popullore të traditës.
Sipas Kostës, kjo pasuri është dëshmi e jetës, traditës dhe dijeve në Dropull ndaj nuk i përket vetëm familjes së tij por do ti shërbejnë njohjes së etnografisë në të ardhmen e për këtë, objektet meritojnë një vend të denjë ekspozimi.
Gazetar: Vangjel Shumeli
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




