Komentoi në Facebook me ndjekësit e saj salcën e domates, kompania e padit. E reja përballet me burgun

Botë | 3 vite më parë

Një grua nigeriane komentoi në Facebook me ndjekësit e saj një salcë domate, të cilës nuk i kishte pëlqyer. Ky veprim në dukje  i pafajshëm që komentohej mes ndjekësve, ka bërë që 39-vjeçarja të përballet me burgun dhe akuzat për krim kibernetik.

Komentet në Facebook nuk u pëlqyen nga kompania e prodhimit të salcës së domates, e cila ka paditur të renë nigeriane duke e akuzuar për “sulm dashakeq”  që dëmton imazhin e biznesit.

Ky rast ka shkaktuar protesta nga vendasit që besojnë se ajo po persekutohet për ushtrimin e të drejtës së fjalës së lirë.

39-vjeçarja u kërkoi 18,000 ndjekësve të saj në Facebook të ndanin mendimet e tyre për një salcë domate që ajo ble, duke thënë se “iu duk shumë e ëmbël”.

Postimi i saj, i shoqëruar me një foto të një kanaçeje të hapur me Nagiko Tomato Mix , prodhuar nga kompania vendase Erisco Foods Limited, ngjalli reagime të ndryshme nga komentuesit.

Nigeriania është arrestuar ndërsa akuzohet për informacion të rremë që sipas ligjit të Nigerisë përfshihet në “Aktin e Ndalimit të Krimit Kibernetik “.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të përballet me deri në 3 vjet burg ose një gjobë prej 5 000 dollarë, ose të dyja.

Kompania ushqimore tha gjithashtu se ka “vuajtur humbjen e besueshmërisë së publikut” dhe për këtë arsye kishte ngritur një padi civile kundër 39-vjeçares duke kërkuar 3 milion dollarë si dëmshpërblim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme