Komisioni Europian propozon rregulla më të ashpra kundër abuzimit të fëmijëve

Botë | 3 vite më parë

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale për të luftuar abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve. Rregullat e reja përfshirë ndalimin e transmetimit të pornografisë dhe përfshirjen e materialeve të abuzimeve në lajme të rreme apo materiale të tjera të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

“Abuzimi seksual i fëmijëve është një krim i tmerrshëm që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Kërcënimi nga abuzimi është real dhe është rritur në mbarë BE-në”, tha Komisioni përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të publikuara vetëm gjatë vitit 2022 në BE u raportuan 1.5 milionë raste të abuzimit seksual të fëmijëve. Komisioni Evropian ka propozuar po ashtu që të zgjatet periudha kohore për viktimat që të raportojnë abuzimin dhe t’iu jepet e drejta që të kompensohen financiarisht.

Shteteve anëtare të BE-së do t’iu kërkohet që të ashpërsojnë masat për të parandaluar abuzimet, si për shembull, duke i vetëdijesuar fëmijët për rreziqet online. Që këto propozime të KE-së të hyjnë në fuqi tashmë duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme