Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi dyshime për marrëveshje Basha-Rama! PD: E sulmojnë se nuk duan Shqipërinë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhe për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Në një reagim në Facebook, PD shkruan se Komisionin Hetimor për inceneratorët po e sulmon Rama dhe PS, si dhe LSI dhe Berisha.
“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!“, thuhet në reagimin e PD.
Më herët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe përmes një statusi në Facebook hodhi dyshime se zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar janë njësoj si marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës.
“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar. Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!
Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës.”, -deklaroi Kryemadhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




