Komplot i Hamasit në Gjermani për sulme me armë kundër hebrenjve, arrestohen 3 militantë

Policia gjermane arrestoi të enjten tre anëtarë të dyshuar të Hamasit në Berlin. Ata akuzohen se po përgatiteshin për një sulm kundër objektivave hebreje në Evropë. Kjo u bë e ditur nga prokurorët që po hetojnë çështjen.
Tre personat, së bashku me një të dyshuar tjetër që u arrestua në Holandë, thuhet se kishin filluar të përgatisnin një depo armësh në kryeqytetin gjerman. Armët do të “mbaheshin në gjendje gatishmërie në funksion të sulmeve të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike në Evropë”, thanë prokurorët federalë gjermanë nëpërmjet një deklarate. Barrons
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




