Konferenca Business, Balluku: Një klimë më e favorshme biznesi për rikthimin e emigrantëve

Me qëllim adresimin e sfidave në Tirane sot (31 maj) u zhvillua Konferenca Business 2030 e cila organizohej nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara me pjesëmarrjen e kompanive dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.
“Kjo është ajo që duhet të bëjmë ndërkohë që Shqipëria po bëhet pjesë e BE. Ne na duhen biznese konkuruese, biznese të qëndrueshme, Suedia ka kaq shumë për të ofruar. Ky duhet të jetë fokusi jonë. Shumë shpejt ne do të ndajmë tregun e përbashkët ndaj edhe ne na nevojitet që ju të jeni më të mirët dhe duhet të jemi më të mirët së bashku”, tha Hastad.
“Është detyra e qeverisë që të bëhet atraktive për të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre. Synojmë të kemi një sistem transaparent për përthithjen e investimeve. Synojmë të modernizojmë kuadrin ligjor për investime me përputhje me praktikat ndërkombëtare”, tha Balluku.
Përgjatë punimeve të saj konferenca do të ketë një numër folësish të njohur për ekspertizën dhe kontributin e tyre, duke përfshirë drejtues te kompanive suedeze dhe personalitete ne fushën e biznesit.
Konferenca do të fokusohet në një sërë temash thelbësore që vendosin themelet për një të ardhme më elastike për bizneset shqiptare bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




