Konferenca me Aliyev/ Begaj nga Azerbajxhani: TAP, histori e konsoliduar suksesi!

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me homologun e tij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se TAP është një histori e konsoliduar biznesi dhe se përfitimet e Shqipërisë kanë qenë të shumta.

Teksa vlerësoi më pas marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, Begaj u shpreh se takimi i radhës do të mbahet në Baku në vitin 2024.

“Në Baku në 2024 do të mbahet takimi tjetër që është tregues i qartë i marrëdhënieve konstruktive dhe mirëkuptimit mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Azerbajxhani të lidhura ngushtësisht përmes sektorit energjitik. TAP histori e konsoliduar suksesi, përfitimet e vendit tonë kanë qenë të shumta”, tha Begaj, ndërsa u ndal më tej te gazsjellësi Adriatiko-Jonian.

Kreu i shtetit shqiptar nënvvizoi se ky gazsjellës do të kontribuojë në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon. Begaj i ka shprehur vullnetin e Shqipërisë, Presidentit Aliyev, për për ndërmarrjen e hapave të shpejtë në kuadër të gazifikimit të vendit.

“Gazsjellësi Adriatiko-Jonian do të kontribuojë më tej edhe në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon. Presidentit të Azerbajxhanit i shpreha vullnetin e Shqipërisë për ndërmarrjen e hapave të shpejtë në kuadër të gazifikimit të vendit, në bashkëpunim të ngushtë me Azerbajxhanin.

Shqipëria është një vend tranzit i gazit, një vend përfitues i tranzitimit të gazit është një objektiv për realizimin e së cilit vendi ynë është i angazhuar për të theluar edhe më tej bashkëpunimin. Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit për projektet rajonale të energjisë”, tha Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme