Konferenca për Ukrainën në Hagë, Hasani: Shqipëria mbështet Ukrainën për arritjen e një paqe të drejtë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka ritheksuar se Shqipëria qëndron në krah të Ukrainë për arritjen e paqes dhe respektimin e sovraniteti të saj.
Në konferencën për Rivendosjen e Drejtësisë për Ukrainën, Hasani tha se Shqipëria mbështet duke respektuar integritetin e saj territorial.
“Në Konferencën Ministrore për Rivendosjen e Drejtësisë për Ukrainën të mbajtur sot në Hagë, unë përsërita mbështetjen e vendosur të Shqipërisë për Ukrainë , duke mbrojtur përgjegjshmërinë krahas përpjekjeve për paqe. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, në përputhje me OKB”, shkruan Hasani në platformën X.
Ministrat e jashtëm dhe të drejtësisë, së bashku me zyrtarë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe autoriteti gjyqësor i BE-së Eurojust pritet të diskutojnë luftën kundër mosndëshkimit si dhe kompensimin për viktimat.
Autoritetet ukrainase thonë se po hetojnë më shumë se 120,000 krime lufte të dyshuara të lidhura me pushtimin në shkallë të plotë, i cili filloi në shkurt 2022. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 30,000 civilë janë vrarë ose plagosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




