Konferencë për pensionet private, Ponari: Mundësi për të zgjidhur krizën

U zhvillua në Tiranë Konferenca e Parë Rajonale “Pensionet Private në Fokus. Kryetari i Shoqatës siguruese të jetës, pensioneve dhe Fondeve të Investimit, Elvis Ponari u ndal tek nevoja e shtrirjes në Shqipëri të pensioneve private, si mundësi për të zgjidhur krizën me të cilën po përballet skema shtetërore e pensioneve.
Sipas tij shkak është emigrimit të lartë dhe lindshmërisë së ulët çka po bën që numri i kontribuuesve dhe përfituesve të barazohet.
Përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore, nënvizuan domosdoshmërinë për të nxitur skemën e pensioneve private, si një skemë mbështetëse të asaj shtetërore.
Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari. Skemë e kanë përqafuar më pak se 3% e forcave të punës në vend.
Gazetare Albana Agolli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




