Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shkodër, infektohet i mituri

Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shkodër. Ky fakt u iu tha RTSH-së nga shefja e epidemiologjisë në këtë qark, Dhurata Hysa.
I infektuar është një fëmijë 4 vjeç, i vaksinuar me dozë të parë. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po monitorohet në kushtet e shtëpisë.
Vendi ynë është prekur nga fruthi gjatë kësaj periudhe ku edhe në Shkodër është konfirmuar rasti i parë. Një fëmijë i moshës 4-vjeç ka rezultuar i prekur me Vruth. Sipas epidemiologes Dhurata Hysa fëmija është i vaksinuar me një dozë.
“Ne kemi marrë disa raste suspect për fruthin. Janë marrë kampionët dhe janë dërguar në ISHP.
Një prej rasteve është me virusin e fruthit”, tha Hysa.
Sipas saj deri më tani nga kontrollet ky është rasti i parë. Hysa tregon se 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjendja shëndetësore fëmijës është e mirë. Ndodhet në kushte shtëpie në kujdesin e prindërve, mjekëve dhe kryesisht të specialistit, pediatri. Rasti është referuar nga Spitali Rajonal Shkodër, reparti i pediatrisë. Komunikimi ka qenë shumë i mirë me shërbimin e epidemiologjisë, mjekëve të familjes e spitalit rajonal”, shtoi ajo.
Vaksina e fruthit aplikohet në moshën 1 dhe 5 vjeç. Aktualisht vaksinimi është kryer në masën 87% për dozën e parë dhe mbi 90 % për dozën e dytë ne rajonin e Shkodrës.
Gazetare: Nermin Spahiu
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



