Konflikti për guroren e Rrajave, Prokuroria: Dosja i është deleguar Policisë Krujë, për kryerjen e veprimeve hetimore

Aktualitet | 3 vite më parë

Konflikti në Borizanë për guroren e Rrajave, vuri në lëvizje një seri institucionesh, duke filluar që nga ai qeveritar, me shkarkimin e ish- ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, dorëheqjen e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ndryshime në nivel drejtues në policinë e Fushë- Krujës, reagim të ministrisë së Brendëshme, e cila deklaroi se çështjen ja ka përcjellë Prokurorisë dhe së fundmi edhe të vetë Prokurorisë së Tiranës.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Prokuroria pasi pohon se ka marrë kallzim nga Komisariati i Policisë Krujë, më 19 maj ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Sipas prokurorisë, çështja është ende në fazën e hetimeve paraprake.

 “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Tiranë, e cila shton se “çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake”. 

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme