Kontrolle për mjetet ujore në Durrës – Task-Forca inspekton 10 vendbazime për sigurinë gjatë sezonit turistik

Aktualitet | 1 vit më parë

Incidentet e fundit me Jet Ski dhe mjete të tjera ujore sportive kanë alarmuar autoritetet në Durrës. Për të parandaluar rreziqet dhe për të mbrojtur sigurinë e pushuesve, është formuar një strukturë e posaçme, Task-Forca, e cila përbëhet nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ka për detyrë monitorimin e sezonit turistik.

“Të gjitha instancat vendore kanë të gjithë kapacitetin për të qenë në terren. Ne do të jemi 3 muajt e verës çdo ditë si Task-Force por edhe si plan pune  duke mirë menaxhuar situatat që do të ketë sezoni turistik”, u shpreh Oltsen Gripshi, koordinator i strukturës Task-Force.

Në plazhet e Durrësit janë angazhuar 190 vrojtues të licencuar nga federata e vrojtuesve të plazhit. Ata do të mbikëqyrin pushuesit dhe do të ndihmojnë në parandalimin e incidenteve gjatë gjithë sezonit veror.

“Ai kufizimi i plazhit me bovat, për sa i përket zonës së notimit duhet të respektohet nga sipërmarrësit privat të cilët shfrytëzojnë këto hapësira por edhe përgjegjësia e turistëve dhe pushuesve”, tha ai.

Në vijën bregdetare të qarkut Durrës janë ngritur 10 vendbazime të dedikuara për mjetet motorike ujore sportive. Katër prej tyre ndodhen në plazhin e madh të Durrësit, një në Currila, ndërsa pjesa tjetër janë të vendosura në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe në Gjirin e Lalzit, për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të qetë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme