Kontrolli i banesave/ Ahmetaj nga arratia ankim në GJK: Çështja të rigjykohet në Apel

Aktualitet | 3 vite më parë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e kontrollit të banesës së partneres së tij nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Politikani në arrati ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rigjykimin në Apel.

Gjykata e Lartë e ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga bashkëjetuesja e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Krimit dhe Korrupsionit për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të saj.

Sipas dosjes së SPAK-ut, apartamente në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dyshohet se kanë qenë në pronësi të Ahmetajt dhe më pas janë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.

Për këtë arsye, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në banesën në Lalëz të të atit të bashkëjetueses së Ahmetajt.

Sakaq, ndaj ish-zv.kryeministrit Ahmetaj është lëshuar nga SPAK urdhërarresti ndërkombëtar. Më 14 korrik, Kuvendi i hapi rrugën arrestimit të Ahmetajt dhe kontrollit të banesës së tij, me kërkesë të SPAK-ut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme