Konventa e PL/ Meta: Prezantojmë programin dhe statusin! Angazhohemi që Shqipëria tu përkasë të rinjve

Në një dalje për mediat para mbledhjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se është shumë e rëndësishme pasi do të nisë me ndryshime statutore, mes të cilave dhe referendum që do të jetë i përcaktuar në statut. Meta tha se Partia e Lirisë ka angazhimin madhor që të rinjtë t’i mbajë, ti kthejë këtu dhe të krijojë të gjitha mundësitë që të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe burimi i lumturisë dhe i mirëqënies së shoqërisë sonë. Teksa nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Meta e konsideroi shenjë besimi për lidershipin e tij.
“Ditë e rëndësishme e para si Partia e Lirisë. Vijmë në këtë konventë të parë që do prezantojmë programin dhe statusin e PL, dhe angazhimin që Shqipëria tu përkasë të rinjve. Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetarin e PL po edhe për strukturat. Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë do të kemi Komiteti drejtues dhe kryesia, padyshim dhe kryetarin. Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Mendoj se është tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim.
Në këtë Konventë do fuqizohet roli i të rinjve ku do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 përqind në Struktura ndërsa edhe në këshillin bashkiak 50% do të jenë të rinj e të reja, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




