Korçë, 62 333 pensionistë do të përfitojnë shpërblim në fund të vitit

62333 pensionistë në rang qarku do të përfitojnë shpërblimi prej 5 mij lekë të reja për festat e fundvitit. Një gjë e tillë është bërë me dije nga burimme pranë Drejtorisë së Sigurimeve shoqërore. Po këto burime shprehen se numri më i lartë i pensionistëve të cilët do të përfitojnë shpërblimin në fund t vitit janë nga bashkia e Korçës dhe konkretisht rret 30 444 pensionistë, më pas kjo bashki ndiqet nga Pogradeci me 14 220 pensionistë, më pas vijohet me Bashkinë e Devollit me 7500 pensionistë, Bashkia e Maliqit me rreth 6528 pensioniste dhe në fund Bashkia e Kolonjës me 3641 pensionistë.
Ndërkohë nga ana e Postës Shqiptare do të merren masa për shpërndarjen e këtij shpërblimi në një kohë sa më të shkurtër. Rikujtojmë që prej datës 1 dhjetor Posta Shqiptare shpërndan pensionet në banesë për të gjithë të moshuarit për të shmangur grumbullime pasi ata janë edhe kategoria më e rrezikuar nga ky koronavirus.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



