Korçë/ Breshri shkakton dëme në bujqësi, mollët dhe perimet të dëmtuara mbi 60%

Sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë, por edhe me perime janë dëmtuar nga breshri i një ditë më parë në rajonin e Korçës.
Dëmet më të mëdha janë në fushën e Devollit në fshatrat Cangonj, Mançurisht, Progër dhe Vranisht.
Gjithashtu dëme të konsiderueshme në mollë ka pasur dhe në Zvirinë të Maliqit dhe në fshatrat e njësisë administrative Dvoran të Korçës.
Nga ana tjetër, fermerët tregojnë se e kanë të pamundur të investojnë për mbulimin antibreshër të sipërfaqeve të mbjella ashtu si e kanë të pamundur t’i sigurojnë në kompani sigurimesh.
“Dëm i madh për bujqësinë, edhe për perimet edhe për mollë. E kam të pamundur t’i siguroj”, shprehet fermeri.
Në të gjithë qarkun e Korçës janë 3.600 hektarë të mbjella me mollë dhe 2.990 hektarë të mbjella me perime ndërkohë vetëm në bashkinë e Devollit janë në shumë se 685 hektarë me mollë dhe 358 hektarë të mbjella me perime.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




