Korçë/ Tentuan vrasjen e një 41-vjeçari, shkon në dy numri i të arrestuarve, kapet 23-vjeçari në kërkim

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim pas tentativës për vrasjen e një 41-vjeçari dhe kanosjen e djalit të këtij të fundit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht.

Po ashtu, policia ka vënë nën hetim vëllanë e 23-vjeçarit, gjithashtu i shpallur në kërkim si i përfshirë në konflikt. 23-vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me një tjetër person të arrestuar më 11 gusht, kanosën babë e bir për shkak të një konflikti mes tyre.

Gjatë konfliktit i arrestuari më 11 gusht qëlloi me armë në drejtim të 41-vjeçarit, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.

“Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi M. D., në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me shtetasin M. S. (i arrestuar nga Policia, më datë 11.08.2023), kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në pranga, M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme