Koreja e Veriut lëshon raketa, SHBA: Nuk janë provokim!

Koreja e Veriut lëshon raketa
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk e konsideron provokim, lëshimin e raketave me rreze të ulët nga ana e Koresë Veriore.
Biden tha se zyrtarët amerikanë për mbrojtje e kanë konsideruar këtë hap “gjë normale”.
Koreja Veriore është raportuar të ketë lëshuar në fundjavë raketa jobalistike, të cilat nuk shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Lëshimi i raketave ka ndodhur pasi Pheniani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore për kryerje e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake.
Lëshimi i raketave, që fillimisht është raportuar nga mediat amerikane, është konfimuar nga zyrtarë amerikanë dhe koreano-jugorë
Koreja Jugore ka thënë se dy raketa janë lëshuar në Detin e Verdhë të dielën.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat kanë rezultuar me sanksione të ashpra ndaj Koresë Veriore, ndalojnë Phenianit që të lëshojë armë kërcënuese, siç janë raketat balistike.
Qeveria amerikane ka tentuar të krijojë kontakt diplomatik me Korenë Veriore për disa javë me rradhë
Marrëdhëniet në mes të dyja shteteve janë të tensionuara, për shkak të programeve të raketave balistike.
Gjatë fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, Biden e ka quajtur liderin verikorean Kim Jong Un, “bandit” dhe ka thënë se Koreja Veriore duhet të çarmatoset para se këtij shteti t’i hiqen sanksionet ekonomike të SHBA-së dhe OKB-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




