Koreja e Veriut vazhdon testimin e raketave të reja balistike

Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një lloj të ri rakete balistike njoftuan mediat shtetërore.
”Pheniani testoi një lloj të ri rakete strategjike “Bulhwasal-3-31”, e cila është në zhvillim e sipër”, tha media e kontrolluar nga shteti KCNA.
Ambicia e Phenianit për armë bërthamore e ka bërë atë objekt të sanksioneve ndërkombëtare me shtrirje të gjerë.
Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.
Testet e raketave nuk i nënshtrohen sanksioneve kundër Phenianit.
Armët e tilla, megjithatë, mund të përdoren gjithashtu për të lëshuar koka bërthamore.
Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi disa raketa të lëshuara nga Koreja e Veriut në det të hapur të mërkurën në mëngjes.
Në sfondin e konfliktit për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur përsëri ndjeshëm.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë manovra të përbashkëta, në përgjigje të testeve të shumta të Phenianit të raketave me aftësi bërthamore gjatë dy viteve të fundit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




