Korridori VIII/ Ministri Balla takon anëtarin bullgar të PE, Novakov

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov.
Takimi me zyrtarin bullgar u përqendrua te bashkëpunimi në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë një korridor rrugor të quajtur Korridori VIII, e cila nis me Shqipërinë në Adriatik, vijon në Maqedoninë e Veriut dhe mbyllet në qytetin Varna të Bullgarisë, me dalje në Detin e Zi.
“Vlerësuam arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë ‘korridoret trans-europiane’, të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimit me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi.
Gjithashtu është shumë i rëndësishëm intensifikimi i bashkëpunimit të strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme,” njoftoi ministri Balla në rrjetet sociale.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




